Kur Helmut Kohl afroi në politikë ”vogëlushen” Angela Merkel

0

Këto dy foto janë sa 2 mijë fjalë. Në foton e parë në të djathtë ndodhet ish-kancelari legjendar i Gjermanisë, Helmut Kohl dhe në të majtë kancelarja aktuale Angela Merkel, një produkt politik ekskluziv i tij. Kancelar dhe kryetar i CDU që nga viti 1982 deri në vitin 1998, Kohl quhet ndryshe edhe kancelari që bashkoi dy Gjermanitë dhe të vetmin krahasim studiuesit e bëjnë me Otto von Bismark, shkruan Fakti News. Ishte Helmut Kohl ai që afroi Angelan nga Gjermania Lindore të bëhej pjesë e organeve të larta politike dhe më pas ministre në kabinetin e tij. Dhe një ditë ajo arriti majën e karrieres duke u bërë kancelare, e para femër në historinë e Gjermanisë.
Dhe çfarë kancelare se: Revista amerikane “Time” e ka shpallur disa herë gruaja më e pushtetshme në botë, por edhe njeriu më i pushtetshëm në botë. Natyrisht Merkel nuk e arriti këtë pushtet dhe sukses politik duke qendruar nën sqetullën e Helmut Kohl. Ajo gjithnjë ka shprehur mirënjohjen dhe respektin më të madh ndaj tij duke e cilësuar ate arkitektin e Gjermanisë së bashkuar dhe të BE. Analistët dhe historianët shprehen se ka diçka të ngjashme në politikën qeverisëse të Merkel me atë të Kohl (Fotoja e dytë, Kohl i ulur në karrigen me rrota duke i puthur dorën kancelares Merkel), por ajo asnjëherë nuk e drejtoi dhe drejton partinë dhe Gjermaninë nën trysninë, ndikimin apo edhe linjës së asaj që mendon aktualisht Helmut Kohl.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here