Kur Fadil Vokrri i shënonte Flamurtarit të Vlorës e Sokol Kushta Partizanit të Beogradit

0

Në këtë kohë kur janë aktuale vendimi i KAS-it për ndeshjen Serbi-Shqipëri, por edhe garat kualifikuese të klubeve për kupat evropiane, ia vlenë të kujtohet që në vitin 1987 ishin takuar njëherë Flamurtari i Vlorës dhe Partizani i Beogradit. Për Partizanin luante edhe legjenda e futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri. Ndeshjen e parë në Vlorë e kishte fituar Flamurtari me rezultat 2:0. Ndeshjen e dytë në Beograd Partizani kishte kaluar në epërsi prej 2:0, me golin që siç e shihni e shënon pikërisht Vokrri. Dhe kur Partizani po dominonte lojën dhe të gjithë prisnin që edhe ta thellonte rezultatin e të çojë Partizanin përpara, del në seknë Sokol Kushta i cili në një stil allaVan Basten i shuan shpresat e jugosllavëve të atëhershëm.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here