Kur Enver Hoxha e shpalli Republikën e dytë, si dhe Ahmet Zogun tradhëtar

0

Më 11 janar 1946 Republika e dytë shqiptare: Të gjitha kishat e Shqipërisë, paralajmërohen t’u bien këmbanave rreth orës 1:30 pasdite kur Asamblea Kushtetuese të shpallte para popullit dhe botës se Shqipëria është Republikë Popullore; shpallja u përshëndet me 101 të shtëna topi dhe dy ditë festime në mbarë vendin. Enver Hoxha, Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Komuniste, u shpall kryetar i shtetit. Mbreti Zog në mërgim, u shpall “tiran brutal dhe tradhtar”. Oborri Mretëror e priti vendimin pa ndonjë habi dhe pa shumë protestë, por deklaroi se për shqiptarët ekziston një çështje shumë më serioze sesa forma e regjimit dhe ajo është çështja e integritetit kombëtar e territorial dhe e të drejtave të sovranitetit të popullit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here