Kur dhe ku u festua për herë të parë Viti i Ri?

0
1907 – Festimi i parë i Vitit të Ri u zhvillua në Times Square (atëherë e njohur si Sheshi Longacre) në New York. Times Square është një qendër e madhe tregtare dhe një lagje në Midtown Manhattan, në kryqëzimin e Broadwayt (tani kthyer në një shesh vetëm për këmbësorët). Times Square – i cilësuar si “udhëkryq i Botës” ose “Qendra e Universit” – është një nga kryqëzimet më të ngarkuara në botë për këmbësorë, dhe një qendër e madhe e industrisë së botës argëtuese. Sipas një studimi të revistës Travel, Sheshi Times është më i vizituari në botë; pret mbi 40 milion vizitorë në vit.; dhe rreth 350 mijë njerëz kalojnë aty çdo ditë, shumë prej të cilëve turistë apo njerëz që punojnë në këtë zonë. Sheshi Longacre u riemërua Sheshi Times në prill 1904, pasi gazeta the New York Times zhvendosi selinë e saj në ndërtesën e sapo ngritur në këtë shesh. Ndërtesa – tani quhet One Times Square – vendi i rënies vjetore të topit  të kristaltë në prag të Vitit të Ri, traditë që filloi më 31 dhjetor, 1907.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here