Kur Beatles mori hov

0

Më 5 tetor 1962 në Britani, grupi Beatles lëshon diskun e parë të suksesshmëm, “Love Me Do”. Kënga ishte një kompozim i hershëm Lennon-McCartney, që në vitin 1958 kur ata ishin 16-vjeç. Më 4 shtator 1962, menaxheri Brian Epstein pagoi udhëtimin me aeroplan nga Liverpuli në Londër për grupin Beatles, së bashku me bateristin e tyre të ri, Ringo Starr. Pasi u regjistruan në hotelin Chelsea, pasdite shkojnë në Studiot EMI, bëjnë gati pajisjet e tyre muzikore dhe fillojnë të interpretojnë së pari këngën “Please Please Me” dhe pastaj “Love me do”. Siç ndodh shpesh, gjerat më të mira janë ato që nuk planifikohen. Kënga “Please Please Me” nuk u pëlqye, gjë që solli zhgënjim për Bitëllsat, pasi kishin shpresuar që kjo të ishte kënga e kryesore e diskut, dhe jo “Love Me Do”.

beatles1

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here