Kur amerikanët nuk e siguronin për jetën Mehmet Shehun

0

Më 28 shtator 1960  Kryeministri i Shqipërisë Mehmet Shehu mban fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithëshme të OKB-së në Nju Jork. Mes të tjerash ai shpreh dëshirën e Shqipërisë për rmarrëdhënie diplomatike me Britaninë dhe SHBA-në. Këto fjalë duket se u morrën pak seriozisht, pasi asgjë nuk kishte ndryshuar në qëndrimin e Shqipërisë që nga viti 1945 kur lidhjet ishin ndërprerë. Pak ditë para fjalimit, ndërsa kryeministri Shehu ndiqte punimet e Asamblesë, një grup emigrantesh politikë shqiptarë kishin dalë para selisë së OKB-se në Manhaten për të protestuar kundër shtypjes që Shqipëria komuniste ushtronte ndaj popullit te vet. Shumë prej protestuesve kishin në Shqipëri të afërm në burgje, kampe pune ose internim. Pak më tej protestës së tyre, një grup vorio-epirotësh gjithashtu po protestonte ndaj pranisë së kryeministrit Shehu në OKB dhe kundër keqtrajtimit të pakicës greke në Shqipëri. Shumë shpejt thirrje të ashpra filluan të shkëmbeheshin midis dy grupeve; pastaj fyerje, sharje, hedhje sendesh; shishe, kanaçe; përleshje me çadra, pankarta e grushta. Një skuadër policësh me kuaj u desh të ndërhynte; mes protestuesve pati lëndime të lehta dhe disa arrestime; ndërsa policia e Nju Jorkut paralajmëroi kryeministrin Shehu se nuk mund të siguronte mbrojtjen e tij nëse dilte jashtë lagjes Manhaten.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here