Kur Ahmet Zogu u bë president

0

Më 1 shkurt 1925 në Shqipëri hyri në efekt sistemi republican i qeverisjes, me një kabinet shumë pak ndryshe nga ai i më parëshmi; Ahmet Zogu merr përsipër postin e Presidentit kombinuar me rolin e Kryeministrit, duke u bërë njëkohësisht kryetar i Shtetit dhe kryetar i Qeverisë; Myfid Libohova merr Minitrinë e Jashtme, krahas asaj të Financave. Reforma e parë ishte shpërndarja e ushtrisë, eleminimi i Ministrisë së Luftës, zevendesimi i saj me një Komandë të Përgjithshme. Disa historianët thonë se me këtë hap, Zogu hakmerrej ndaj ushtarakëve që kishin marrë pjesë në “Revolucionin e Qershorit” përkrah Fan Nolit; gjithashtu kjo shihet si masë paraprake kundër zhvillimeve të ngjashme në të ardhmen; dhe si vendosje e një kontrolli të plotë të drejtpërdrejtë; pak nga pak, republika e shpallur parlamentare po shndërrohej në autokraci e monarki.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here