Kundër nënshtrimit para Serbisë

0

ALTINA GASHI

Në mjedisin e një egërsie të jetës, ka një tendencë për të harruar sakrificën e shqiptarëve për liri. Sot Lista serbe është bërë pjesë e institucioneve të Kosovës dhe ministri Jabllanoviq quan egërsira nënat e të zhdukurve, ndërsa Kosova mund të hedhë në dialog me Serbinë pasurinë e saj natyrore.

Por a harrohet lufta sikur të ishte diçka që nuk ka ekzistuar? Bëhet fjalë pikërisht për shtetin që vrau shqiptarët, ua djegi pronat, i dëboi masivisht dhe nuk kërkoi falje asnjëherë për atë që bëri.

Pavarësisht se serbët e përsëritin shpesh, Kosova nuk është djepi i Serbisë, pavarësisht qasjes lëmuese të  Qeverisë sonë, nuk mund të afrohemi me Serbinë e ta ledhatojmë pa kërkimfalje të saj.  Nuk do të qëndrojmë në të kaluarën, por nuk do të harrojmë ato dëme gjatë luftës. Nuk do të dhurojmë asgjë, e as Trepçën s’do ta jepim. Jabllanoviqin e duam jashtë vendit tonë bashkë me shokët e tij. Shqiptarët do të refuzojnë që të nënshtrohen përpara tendencave skllavëruese të Serbisë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here