Kunata e komandant Sokolit: Në Kumanovë u vranë dhe u burgosën nga tradhtia

0

Hadije Jashari-Ukshini, kunata e Sami Ukshinit, të njohur si komandant Sokoli i arrestuar në ngjarjen e Kumanovës ka theksuar se djemtë që ishin pjesëmarrës në Kumanovë u vranë dhe u burgosën nga tradhtia që i ndodhi.

Ajo si përfaqësuese e familjes Ukshini nga Morina e Gjakovës në një bisedë për INA thekson se në protestën e mbajtur para selisë së OKB-së në Nju Jork ka ngritur zërin për të vërtetën që ka ndodhur në Kumanovë dhe se ajo kërkon që Maqedonia të paditet për krime lufte.

Ajo ka folur edhe disa fjalë për komandant Sokolin dhe veprimtarinë e tij kombëtare si një nga komandantët më të dalluar të UÇK-së.

“I madh është ai njeri që i shikon të gjithë njësoj, që vepron pa anuar e që mendon për të gjithë.. I tillë, tha ajo është edhe Sami Ukshini /Komandant Sokoli, kur është në pyetje çështja kombëtare. Dëshmi e gjallë e vlerave të larta njerëzore, është komandant Sokoli e Sokolët tjerë. Ata i vrau e i burgosi tradhtia. Tradhtia e përgatitur mjeshtërisht, për të vrarë trimat që sollën Lirinë. U vranë djemtë më të mirë të Kombit, shqiptar, u arrestuan e u torturuan deri në vdekje, çka nuk ndodh askund në shtetet demokratike”, tha ajo.

Në emër të familjes së Komandant Sokolit, zonja Hadije Jashari-Ukshini, shpalosi disa kërkesa:

“Meqenëse shteti i Kosovës nuk është antar i OKB-së kërkojmë që Shqipëria të padisë Qeverinë e Maqedonisë tek Gjyqi Ndërkombëtar i Krimeve ‘ICC’. Mbasi, sipas ligjit internacional çdo shtet fqinjë apo mik i një shteti, që nuk është anëtar i OKB-së, mund të padis në emër të atij shteti “ON BEHALF””, kërkoi Hadije Jashari – Ukshini.

Ajo theksoi se Shqipëria si shtet amë nuk duhet të toleroj Maqedoninë, të bëj terror mbi shqiptarët e me këtë edhe të nxit destabilitet në rajon.

Padinë në emër të Kosovës tek Gjyqi Ndërkombëtar për krime ICC mund ta bëjnë edhe shtetet tjera mike siq është, Kroacia apo SHBA, por i takon Shqipërisë si shtet Amë të bëj këtë” , tha zonja Hadije Jashari-Ukshini, kunata e Sami Ukshinit. (INA)

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here