Kumanovë: Raportohet për 3 policë dhe 5 civilë shqiptarë të vrarë, për shumë të plagosur

0

Gazeta KOHA nga Maqedonia, ka raportuar nga burime të vetat jozyrtare se 3 policë kanë mbetur të vrarë dhe 12 të plagosur gjatë përleshjes mes një grupi të armatosur dhe njësive speciale të MPB-së të Maqedonisë sot në Kumanovë. Burime të tjera thonë se gjatë përleshjes së armastosur në Kumanovë janë vrarë 5 civilë shqiptarë. Banorë të “Lagjes së trimave” njoftojnë se janë vrarë 3 persona më të moshuar si dhe një rast tjetër një vajzë 8 vjeçare dhe prindi i saj. Njëri nga të vrarët sipas “Al Jazeera Balkans” është Fadil Fejzullahi nga “Lagja e Trimave” të Kumanovës ku janë zhvilluar luftimet. Zhurnal ka raportuar në orët e pasditës për gjithsejtë rreth 20 të plagosur. Gjithë aksioni kishte filluar herët në mëngjes, kur pjesëtarët e Njësitit për Intervenim të Shpejtë të policisë maqedonase, kanë tentuar të kapin një grup të armatosur, për të cilin policia ka pasur informacion se është strehuar në një shtëpi në Kumanovë. Madje, siç merr vesh jozyrtarisht KOHA, informatat policore kanë qenë se ky grup është bërë gati për të sulmuar stacionin policor në Kumanovë, dhe për këtë shkak është organizuar aksioni në fjalë. Mirëpo gjatë realizimit të tij, policët kanë hasur në rezistencë të armatosur, me ç’rast janë shënuar një numër i madh i të plagosurve nga radhët e tyre. Tre policë janë dërguar në Spitalin e Kumanovës, ndërsa të tjerët, me helikopterë në Klinikën e Shkupit, e cila është rrethuar me pjesëtarë të policisë speciale. Nga dihet për numrin e viktimave eventuale në mesin e grupit të armatosur. Ajo që dihet është se një shtëpi ku supozohet se ata kanë qëndruar, është djegur e tëra si pasojë armatimit të hedhur ndaj saj, ndërsa edhe disa shtëpi tjera në afërsi kanë pësuar dëmtime. Gazetarët kanë parë shumë familje duke u larguar nga vendi e duke u evakuuar. Ka patur detonime të njëpasnjëshme dhe janë vërejtur shtëpi të përfshira nga flakët e zjarrit. Pas detonimeve, nga vendi janë para autoambulanca të ndihmës së shpejtë duke bartur të plagosur. Nuk dihet nëse ishin policë apo civilë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here