Kumanova sërish nën ethet e njësisë speciale maqedone,rrethohet lagja Dardania

0

Rreth orës 5 te mëngjesit, njësia speciale policore e shoqëruar edhe me hermelinë dhe automjete tjera të renda, papritmas e ka rrethuar Lagjen Dardania në Kumanovë (rrugën Nikolla Vapcarov).

Dëshmitarë okularë, thonë se me këtë rast janë demoluar dyer të disa shtëpive, kurse policia nuk është sjellë aspak mirë më banorët e kësaj lagjeje. Ndërkohë, që banorët e lagjes Dardania, rrëfejnë për shqetësimin në orët e para të mëngjesit, ata njëherësh kërkojnë edhe shpjegim zyrtar për ndërmarrjen e aksionit policor. Sektori për Punë të Brendshme-Kumanovë (SPB), akoma nuk ka shpalosur një Kumtesë zyrtare për arsyet e aksionit. Të themi se para ca ditësh, mbi qytetin e Kumanovës, me orë të tëra kanë fluturuar helikopterë, për fluturimin e të cilëve organet gjegjëse akoma nuk kanë dhënë shpjegim zyrtar.

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ndërkohë ka konfirmuar se bëhet fjalë për grup kriminale e cila një kohë të gjatë ka kontrabanduar migrantë. Megjithatë kumanovarët thonë se aksionet e tilla ndërmerren pikërisht në lagjet e banuara kryesisht me shqiptarë. Policia nuk ka informacione për persona eventualisht të arrestuar. /lajm

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here