Kukës:i dënuari për vrasje në Çeki arrestohet në Qafë të Prushit

0

Policia e qytetit të Kukësit ka vënë në pranga pasditen e së shtunës një shtetas shqiptar, të dënuar në Republikën Çeke me 12 vjet burg për vrasje.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave shtetasi Shukri Hoti u arrestua në pikën kufitare të Qafë Prushit, teksa tentonte kalimin për në Kosovë.

Hoti ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi ishte dënuar në mungesë për një vrasje të kryer në Çeki në vitin 2006, saktësojnë më tej burimet.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here