Kuka i fton ish xhudistët të punojnë në masovizimin e xhudos  

0

Trajneri tashmë me renome botërore Driton Toni Kuka në një postim të tij në rrjetin social Facebook ka bërë thirrje sot për masovizimin e sportit të xhudos në gjithë Kosovën. Ai i ka lutur për këta dhe i ka inkurajuar të punojnë të gjithë ish xhudistët. Ka thënë se nga 15 klube sa pritet t’i ketë Kosova në shtator të këtij viti, deri më 2017 synon t’i ketë 30 klube të xhudos.

Më poshtë mund të lexoni adresimin e plote të trajnerit Kuka:

“Federata e xhudos po perparon edhe ne drejtim te masovizimit te sportit tone neper Komuna te Kosoves, Lus te gjithe ish xhudistet dhe i inkurajoj qe te punojne ne kete drejtim.

Ne Prishtine nje klub i ri starton ne Shtator,ne Peje edhe dy klube te reja,ne Gjakove poashtu do fillon seksioni ne Shtator,vjet eshte hapur dhe po punon me sukses klubi i xhudos ” Llapi ” Podujeve,ne Vushtrri poashtu eshte hapur klubi i xhudos ” Studenti ” dhe riaktivizuar klubi i xhudos ” Vicianum “.
I lus te gjithe Ish Xhudistet neper Komuna per hapjen e klubeve te reja,federata do ndihmoj me Logjistike te gjithe me Tatami dhe Kimono per te filluar aktivitetin.
Ne shtator do kemi 15 klube e per dy vite 2015-2017 do punojme qe te ngrisim 30 klube te xhudos.
Xhudo Sporti numer nje i shtetit te Kosoves me rezultate inciativen e radhes e ka ne masovizimin dhe shperndarjen e sportit tone te bukur ne cdo cep te Kosoves !”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here