Kujtimet e Lubonjës për rrahjen e Edi Ramës: Është rrahur për motive politike

0

Pas intervistës së kryeministrit Rama në televizionin italian “La 7” se ishte rrahur në ’97-n, është rikthyer debati brenda dhe jashtë parlamentit për atë ngjarje të rëndë. Sali Berisha u shpreh se Rama është rrahur për krim pasioni dhe jo për motive politike, ndërsa shtoi se Fatos Klosi ka dijeni të plotë për ngjarjen në fjalë.

Por, Fatos Lubonja, i cili ka shkruar në një libër për këtë ngjarje, thotë se Rama me shumë mundësi është rrahur për motive politike. Lubonja, që në libër i referohet vetes me emrin “Qorri”, thotë se u ngashërye kur e pa Ramën të rrahur.

“Pse kishin zgjedhur Edi Ramën? Kush e kishte krye goditjen? Ishte akti spontan i ndonjë militanti fanatik të nxitur nga klima e urrejtjes apo urdhri i dikujt që e kishte programuar qëllimisht? Kësaj nuk mund t’i përgjigjej me siguri, por anonte nga kjo e dyta.

“Nuk ishte e lehtë të rezistoje para asaj fytyre të nxirë e të buhavitur, gjysma e së cilës ishte e mbuluar kryqazi me dy fasha të bardha që takoheshin të gjakosura mbi hundën e thyer…

Edi Rama diç tentoi t’i thoshte, por nuk mund të fliste. Qorrin e pushtoi një ndjenjë e përzier nga ngashërimi, që i ndodhte shumë rrallë. Edi Rama, pasi qe goditur, kishte kryer një akt që iu duk sa i çuditshëm, aq edhe një mrekulli për shtypin.

Ashtu siç kishte qenë, i shpërfytyruar nga goditja, me fytyrën të larë në gjak, nuk kishte pritur të vinte ambulanca, por kishte trokitur te dera e një komshiu të tij fotograf dhe i kishte kërkuar ta fotografonte…”, shkruan Lubonja.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here