Kujt dhe pse i kërkoi falje shkrimtari kosovar Daut Demaku?

0

Shkrimtari kosovar ka thënë se është shumë pro barazisë gjinore dhe gjithashtu ka cituar një proverbë të vjetër shqiptare.

“Statusi që unë kam shkruar në Facebook, në disa nënvizime ka lënë një shije të keqe. Qëllimi im ishte që ta hap debatin për këtë problem. Prandaj për shijen e keqe që ka lënë ky status unë kërkoj falje”ka thënë shkrimtari Daut Demaku, në emisionin Ora e Pasdites në Klan Kosova.

Daut Demaku, publicist dhe themelues i Qendrës së Mendimit Pozitiv në Kosovë, ka kërkuar falje për një status të cilin e ka publikuar në Facebook para disa ditësh.

Ai e kishte cilësuar numrin e madh të vajzave të pamartuara si “tragjedi kombëtare”.

“Statusi që unë kam shkruar në Facebook, në disa nënvizime ka lënë një shije të keqe. Qëllimi im ishte që ta hapi debatin për këtë problem. Prandaj, për shijen e keqe që ka lënë ky status unë kërkoj falje”, tha Demaku.

Ai është shprehur se askush nuk mund t’ia ndalojë që të merret me hartën demografike të Kosovës pasi këtë e bën edhe Angela Merkel.

“Është tragjedi kombëtare që kemi aq shumë vajza të pamartuara. Kemi një numër enorm të vajzave të pamartuara. Nuk ka të drejtë askush të ma ndalojë të merrem me hartën demografike të popullit. Edhe Angela Merkel apelon te populli i vet dhe iu interferon në çështjet private duke i thirrur për rritje të natalitetit”, theksoi ai.

Shkrimtari kosovar ka thënë se është shumë pro barazisë gjinore dhe gjithashtu ka cituar një proverbë të vjetër shqiptare.

“Unë gjatë gjithë jetës kam qenë kundër elementeve kulturore orientale që shpesh femrën e kanë mbajtur të shtypur. Kam qenë dhe jam ithtar i barazisë absolute. Shtëpinë nuk e mban toka por gruaja”, tha ai.

Demaku gjithashtu ka thënë se arsye për mos martesë nuk janë kushtet ekonomike, pasi që ato janë të përballueshme kur ekziston dëshira për një veprim të tillë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here