Kujdes:Policia shqiptare u përcjellë nga qielli

0

Në kuadër të aksioneve për kapjen e personave të kërkuar nga drejtësia, strukturat e policisë kanë testuar paraditen e së enjtes përdorimin e dronëve.

Në testimin e avionëve të telekomanduar të pranishëm ishin edhe ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako.

Një ditë më parë, ministri Tahiri prezantoi atë që quhet “komisariati dixhital”, një aplikacion në telefonin celular, përmes të cilit qytetarët mund të denoncojnë çdo shkelje apo kundërvajtje, si dhe të bëjnë ankesë.

Tahiri demonstroi përdorimin e aplikacionit, duke shpjeguar se nuk ka asnjë mundësi që denoncimi të neglizhohet nga policia. “Më frekuentët janë parkimi i gabuar apo aksidentet në rrugë”, deklaroi Tahiri gjatë shpjegimit.

/ Top Channel

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here