Kujdes nga ky mashtrim që po shpërndahet në Facebook

0
This January 30, 2014 photo taken in Washington,DC, shows the splash page for the social media internet site Facebook. AFP PHOTO / Karen BLEIER (Photo credit should read KAREN BLEIER/AFP/Getty Images)
Nëse faqja e të rejave në Facebook u është mbushur me paragrafë të gjata në statuse për privatësinë, nuk jeni të vetmit.
Dy mashtrime për privatësinë në Facebook kanë qenë duke qarkulluar në rrjetin social gjatë gjithë kësaj jave.

Njëri pretendon të jetë mesazh ligjërisht-detyrues për t’i mbrojtur fotot në Facebook dhe informacionet e profilit nga shkelja e të drejtave të autorit, status i rremë që është përhapur që nga viti 2012, transmeton lajmi.net.

Një tjetër pretendon se përdoruesit duhet që të blejnë një abonim mujor për 5.99 funte për të siguruar privatësinë e postimeve, një ofertë e rreme që ka qenë duke qarkulluar që nga viti 2011.

Facebook kishte reaguar vite më parë për këto mashtrime në një postim në blog, duke thënë: “Kjo është e pavërtetë. Çdokush që e përdor Facebookun zotëron dhe kontrollon përmbajtjen dhe informacionin që e poston, siç thuhet në kushtet tona. Ata e kontrollojnë përmbajtjen dhe informacionin e shpërndarë. Kjo është rregulla jonë, dhe gjithmonë ka qenë”.

Screenshot_2

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here