Kujdes ku pini ujë:hiqet një shushunjë nga fyti i një 11 vjeçari (foto)

0

– Një nxënës i cili shkoi te doktori pasi ankohej prej kohësh për dhembje fyti, iu zbulua një insekt i frikshëm.

Xiaobo Chien, 11 vjeç, e mori etja kur po kthehej nga shkolla në Provincën Sinchuan, dhe u ndal të pinte ujë. Por, 11-vjeçari nuk kishte qenë në dijeni se në ujin e kovës kishte pasur larva të shushunjës.

“Metro” shkruan se, larva e kthyer në shushunjë, qëndroi një kohë të gjatë në fytin e 11-vjeçarit, derisa arriti një gjatësi prej 7 centimetrash.

Insekti ishte rritur prej javësh në fytin e djaloshit. Mjekët thanë se pavarësisht se shushunja i ka thithur gjakun djaloshit, nuk ka shkaktuar ndonjë infeksion.

N09vNLKl

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here