Kufomat e të vrarëve në Kumanovë nuk po identifikohen shkaku i dëmtimit të madh të trupave

0

Gjatë edicionit të lajmeve qëndrore në RTK, nga Kumanova foli gazetari Milaim Zeka

Ai tha se edhe tash po vazhdojnë që banorët të kthehen dhe se gjendja është mjaft e rëndë për tu parë. Zeka gjithashtu tha se ka kuptuar arsyen se pse nuk po dalin emrat e të vrarëve.
Sipas informacioneve të siguruara nga Zeka, arsyeja qëndron tek dëmtimi i madh i trupave të vrarë që pamundësojnë identifikimin e tyre. Këtë e ka vështirësuar edhe mungesa e dokumenteve personale. Por në bashkëpunim me institucionet e Kosovës, të vrarët po identifikohen me shenjat e gishtërinjëve.
Kurse Mirsad Ndreca dhe Begë Rizaj janë konfirmuar si të vdekur.
Zeka shtoi që organet e hetuesisë së Maqedonisë i kanë detyruar të burgosurit të nënshkruajnë pranimin e fajit dhe se kjo sipas ligjeve të Republikës së Maqedonisë, ata që nënshkruajnë marrin automatikisht denim prej 15 vitesh burg.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here