Kudusi Lama: Kandidatura e Thaçit për president i bën nder Kosovës

0

Ta shohësh një luftëtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në detyrën e kryetarit të Kosovës është krenari.

Gjenerali i Ushtrisë Shqiptare, Kudusi Lama, e ka cilësuar nder për Kosovën kandidaturën e Hashim Thaçit për president të vendit.

Ai ka thënë se lideri i PDK-së ka përmasat e një burri shteti që di të bëjë politikë, që di t’i mbledhë rreth vetes qytetarët dhe di të merret vesh me faktorin ndërkombëtar.

Sipas tij, pretendimet se Thaçi është figurë përçarëse për këtë post, janë abuzuese.

“Një kryetar i Kosovës, i dalë nga radhët e UÇK-së, do të thotë siguri më e plotë”, ka thënë Lama.

Ai ka kërkuar rishqyrtimin e dy marrëveshjeve të kontestura nga opozita dhe është shprehur kundër mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme. /Epoka e re

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here