Kuçi: “Rritja e efikasitetit dhe llogaridhënjes së sistemit gjyqësor, prioritet”

0

PRISHTINË, 20 JANAR – Ministri i Ministrisë së Drejtësisë, Hajredin Kuçi, në një takim që ka patur të martën me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian në Kosovë dhe njëkohësisht Shefin e Zyrës së BE-së, Samuel Zbogar ndër të tjera ka folur edhe për prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë në mandatin e ri. “Dy prej prioriteteve kryesore tani e tutje do të jenë rritja e efikasitetit dhe llogaridhënies së sistemit gjyqësorë në Kosovë, dhe çështjet civile përkatësisht harmonizimi i legjislacionit në fushën e të drejtave pronësore dhe fillimi i procesit të hartimit të Kodit Civil”, ka shpjeguar ai sipas një njoftimi nga Zyra për Komunikim me Publikun e kësaj ministrie. “Në këtë formë do të kontribuohet më shumë në sigurimin e mirëqenies për qytetarët e Kosovës ”, ka vequar Kuçi. Ndër tjera, palët kanë diskutuar edhe për Pallatin e Drejtësisë, funksionalizimin sa më të shpejtë dhe rëndësinë e këtij projekti që është realizuar me mbështetjen e Bashkimit Evropian. Është diskutuar edhe për koordinimin e mëtutjeshëm në fushën e drejtësisë përmes mekanizmit të deritanishëm të Bordit Koordinues për Sundimin e Ligjit, dhe nevojat për ristrukturim të punës së këtij bordi më qëllim të përshtatjes ndaj rrethanave faktike të prezencës së misionit të BE-se në Kosovë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here