Kuçi: Edhe opozita ka arsye ta votojë Thaçin për president

0
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajredin Kuçi, ka thënë se nuk ka arsye të bëhet debat për zgjedhjen e presidentit të vendit.
Ai ka bërë me dije se këtë herë zgjedhja e presidentit është në një proces shumë më të qartë që ka pasur Kosova në zgjedhjen e presidentëve deri më tani. Kuçi ka thënë se deputetët e koalicionit qeverisës kanë arsye më shumë se marrëveshja politike për ta votuar Thaçin për president. “Ndërsa shumë deputetë të opozitës kanë arsye ta mbështesin dhe, pse jo, ta votojnë kandidatin që kanë një të kaluar të përbashkët dhe përfaqëson vlerat në emër të të cilave ata kanë ndërtuar subjektet politike dhe identitetin politik”, ka deklaruar Kuçi në një intervistë për “Epokën e re”.
Ai ka thënë se është normale konkurrenca e ideve dhe veprimet kundërshtuese demokratike, por të zgjedhja e presidentit të vendit që ka mandat kushtetues unifikues në vendet demokratike përcillet me ceremoni solemne dhe mbetet pikëtakimi i pozitës dhe opozitës. “Opozita dhe pozita duhet të kuptojnë se zgjidhja mund të bëhet bashkë pa përjashtime të njëri-tjetrit apo qëndrime absolutiste. Është normale konkurrenca e ideve dhe veprimet kundërshtuese demokratike, por zgjedhja e presidentit të vendit që ka mandat kushtetues unifikues në vendet demokratike përcillet me ceremoni solemne dhe mbetet pikëtakimi i pozitës dhe opozitës tash dhe në të ardhmen dhe i balancës së pushteteve”, ka thënë Kuçi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here