Kuçi e ka njoftuar shefin e EULEX-it rreth marrëveshjes me Serbinë

0

PRISHTINË, 11 SHKURT – Gjatë një takimi me Shefin e EULEX-it, Gabriele Meucci, ministri i Ministrisë së Drejtësisë(MD)Hajredin Kuçi e ka njoftuar shefin e EULEX-it për marrëveshjen e dialogut me Serbinë, “marrëveshje kjo me të cilën do të realizohet unifikimi i sistemit gjyqësorë të Kosovës, dhe do të sigurohet funksionimi i sistemit gjyqësor në veri duke respektuar strukturat shtetërore dhe ligjet e Kosovës”. Ministri Kuçi dhe shefi i EULEX-it, Meucci, sipas një njoftimi nga MD e kanë theksuar nevojën për funksionalizimin sa më të shpejtë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, përkatësisht emërimin e anëtarëve të Këshillit me qëllim të arritjes së kuorumit dhe funksionalizimin e vendimmarrjes përbrenda këtij Këshilli. Është theksuar edhe rëndësia e procesit të përzgjedhjes dhe emërimit të Kryeprokurorit të Shtetit. Në takim është biseduar edhe për funksionalizimin e Pallatit të Drejtësisë, dhe çështjeve të ndërlidhura me të. Palët janë pajtuar për koordinim të mëtutjeshëm të aktiviteteve në mes të Institucioneve të drejtësisë dhe EULEX-it, me qëllim të forcimit të sundimit të ligjit në vend.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here