Kuçi: “Avokatët kanë përgjegjësi po aq sa gjyqtarët dhe prokurorët”

0

PRISHTINË, 29 JANAR – Ministri i Ministrisë së Drejtësisë, Hajredin Kuçi në një takim të mbajtur sot me kryetarin e Odës së Avokatëve të Kosovës, Ibrahim Dobruna dhe drejtorin ekzekutiv të kësaj Ode, Yll Zekaj ka thënë se do të kërkojë llogaridhënie dhe efikasitet të shtuar nga gjyqtarët dhe prokurorët, pasi “ambienti i punës së institucioneve të drejtësisë është përmirësuar dukshëm dhe pozita e gjyqtarëve dhe prokurorëve është fuqizuar”. Ministri Kuçi ka vlerësuar se “avokatët kanë përgjegjësi po aq sa gjyqtarët dhe prokurorët në funksionimin sa më të mirë të sistemit të drejtësisë”. Në këtë takim është bërë me dije se gjatë këtij mandati, Ministri Kuçi planifikon që të iniciojë një vlerësim gjithëpërfshirës të sistemit të drejtësisë, për të shpalosur arritjet dhe ngecjet e deritanishme si dhe për të shërbyer si udhëzues i veprimeve në vijim. Ai ka kërkuar nga Oda e Avokatëve të Kosovës ta japin kontributin e tyre objektiv gjatë këtij procesi të rëndësishëm të rishikimit të sektorit të drejtësisë në vend. Ministri Kuçi dhe përfaqësuesit e Odës së Avokatëve të Kosovës kanë folur edhe për marrëdhëniet mes Odës së Avokatëve dhe Odës së Noterëve të Kosovës. Ministri ka shpalosur nevojën për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Noterinë. Përveç nevojës për qartësimin e fushave të përgjegjësisë së noterëve, është folur edhe për nevojën e ngritjes së numrit të noterëve dhe, si rezultat, ngritjen e konkurrencës dhe kualitetit të shërbimeve në favor të qytetarëve.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here