Kuçi, ambasadores greke: “Ka ardhur momenti për njohje formale të Kosovës nga Greqia”

0

Ministri i Ministrisë së Drejtësisë(MD), Prof. Dr. Hajredin Kuçi, ka pritur sot në takim Ambasadoren e Greqisë në Kosovë, Konstantina Athanassiadou. Ministri Kuçi sipas një njoftimi nga MD e ka vlerësuar lartë thellimin e pandërprerë të bashkëpunimit mes dy shteteve. “Ministri Kuçi gjithashtu ka vlerësuar rolin e Greqisë që haptazi po përkrahë anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Bashkimin Evropian.” Gjatë takimit merret vesh se është diskutuar edhe mbështetja e Greqisë për sistemin e drejtësisë të Kosovës përmes EULEX-it. “Ministri Kuçi ka theksuar që bashkëpunimi bilateral në fushën e drejtësisë duhet të forcohet edhe më shumë, sepse bashkëpunimi ndërkufitar lehtëson dukshëm luftimin e krimit të organizuar që nuk njeh kufij. “ Ambasadorja Greke sipas njoftimit “ka theksuar se Greqia do vazhdojë të ketë qasje konstruktive ndaj Republikës së Kosovës.” Edhe pse ende nuk e ka njohur Kosovën, Greqia është kontribuese e rregullt në të gjitha mekanizmat ndërkombëtar që veprojnë në Kosovë, duke përfshirë edhe EULEX-in dhe KFOR-in. Greqia i ka njohur pasaportat e Republikës së Kosovës, duke përfshirë edhe pasaportat diplomatike, si dhe vazhdon të jetë një shtet mik në rrugëtimin e Kosovës drejt Bashkimit Evropian. “Ministri Kuçi e ka falënderuar Ambasadoren Athanassiadou për përkrahjen që ka ofruar Greqia në anëtarësimin e Kosovës në mekanizma të ndryshëm rajonal dhe ndërkombëtar, duke theksuar që ka ardhur momenti edhe për njohje formale të Republikës së Kosovës nga Republika Helene,” është përmbyllur njoftimi nga MD.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here