Kthimi i emigrantëve dhe trazirat e mundshme

0

ALBULENA SEJDIU

Është i pamohueshëm fakti se kthimi i mundshëm i emigrantëve azilkërkues në Kosovë potencialisht do ta rriste mundësinë e ndonjë shpërthimi social. Faktorët për këtë shpërthim janë shumëdimensionalë.
Nisur nga gjendja e vështirë ekonomike, e pamundësisë për të patur një vend të punës, nga çka do të siguronin të ardhura të sigurta mujore, mbi të cilat varet ekzistenca individuale e familjare. Faktori i dytë përben venitjen e shpresës dhe optimizmit në drejtuesit e vendit mbi mundësinë e ndryshimit pozitiv e si dhe me prespektivë ekonomike, ku potencialisht do krijoheshin vende pune.
Marrë në tërësi këta mijëra emigrantë kanë patur shtrëngesa e kursime materiale, madje duke huazuar para për të aranzhuar rrugëtimin deri në destinacionet e synuara. Pra, kostot e larta të udhëtimit, thyerja psikologjike, akumulimi i mllefit, projektimi dhe ëndrra për një jetë më të mirë në vendet perëndimore, do të përbënin një satisfaksion moral për emigrantët.
Natyrisht përjetimet e lartpërmendura të emigrantëve i bëjnë më fluidë dhe më të ekspozueshëm në ndojnë shpërthim eventual social. Në këto rrethana racionaliteti dhe arsyeja kanë imunitet të dobet kundruall mllefit dhe joarsyes.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here