Kthehet në shtëpi 14 vjeçarja e zhdukur në Zvicër

0

Luljeta Tahiri, 14 vjeçarja shqiptare me banim në Zvicër,para 14 muajsh ishte shpallur e zhdukur. Ndonëse për gjetjen e saj ishte angazhuar edhe policia edhe detektivët privatë, nuk ishte zbuluar vendndodhja e saj.

Familja Tahiri nga Nachernich afër Bonn-it të Zvicrës ka katër muaj që është në ankth për vajzën e tyre të zhdukur. Pas gjithë kësaj kohe, tashmë vajza e tyre Luljeta, është kthyer në shtëpi te prindërit.

Lajmin e kanë bërë të ditur televizioni ZDF në emisionin për gjetjen e personave të humbur “Aktenseichen xy…ungelöst”.

Vetëm një javë më parë, mysafirë të këtij emisioni kishin qenë prindërit e Luljetës (albinfo.ch ka shkruar) të cilët kane apeluar te e bija që të përgjigjet dhe të kthehet në shtëpi ku është e mirëpritur. Dhe, ajo e ka dëgjuar apelin por fillimisht është paraqitur në studion e emisionit të përmendur e pastaj është kthyer te prindërit, shkruan “General-Anzeiger”.

Ende mbetet e paqartë se ku ka qëndruar e fshehur adoleshentja për 14 muaj me radhë dhe përse nuk kanë mundur ta gjenin as policia dhe as detektivët e angazhuar privatisht.

Mediat në zvicër kishin raportuar për zhdukjen e saj, por familjarët e Luljetës nuk kishin asnjë kontakt me të. Vajza nuk është gjetur as pas hetimeve të policisë, deri në aranzhimin e emisionit ku asaj i bëhej apel të kthehej në shtëpi.

Luljeta Tahiri nga Mechernich i Gjermanisë ishte 13 vjeçe kur u zhduk në prill të vitit 2014. Që nga ajo kohë nuk kishte asnjë gjurmë rreth saj. Asnjë thirrje, asnjë mesazh telefonik, asgjë. Prindërit e saj dyshojnë se vajza e tyre mund të jetë në Köln, ose mund të jetë e vendosur diku jashtë Gjermanisë.
Arsyen e zhdukjes së saj, familjarët e lidhin me mundësinë që ajo të ketë ikur me një të ri turk, familja e të cilit i kishte ofruar fejesë familjes së Luljetës. Kur familjarët kishin kundërshtuar, ishin prishur raportet e tyre me Luljetën e cila pastaj ishte zhdukur. /klankosova/

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here