Kryeziu për Mustafën: I dështuar dhe dredharak

0

Ai në një intervistë për “GazetaNewBorn”, ka folur për tema të ndryshme, duke filluar nga rizgjedhja e Isa Mustafës si i pari i LDK-së e deri te opinioni për koalicionin qeverisës.

Kryeziu ka drejtuar mesazhe të qarta për kryeministrin e Kosovës dhe të parin e LDK-së Isa Mustafa, të cilin e ka kritikuar duke e quajtur dështak dhe dredharak. Shprehja e tij nuk është kufizuar vetëm me aq, ai madje ka përdorur edhe fjalën “shpure”.

“Tashmë i kam bërë publike dështimet dhe dredhitë e kësaj shpure, e cila ende pa ardhur në pushtet, vraponte si e tërbuar tek gazetarët, duke i kërcënuar: Mos t’ia shohim Eqës surratin në mediet tuaja!”

“Ndërkaq Isa, në përfundim të takimeve, për ta legjitimuar këtë linç, thoshte: …se me të vërtetë, nuk është mirë të flasin të tjerët në media, përveç atyre që i kam caktuar. Ja, kjo është logjika e shpurës që zotohet se do ta demokratizojë vendin”, ka thënë Kryeziu.

Gjatë kësaj interviste ai po ashtu ka përkujtuar se ndryshimet në politikë janë një gjë e domosdoshme, edhe në rastet kur partia ka sukses.

Ndërsa sa i përket koalicionit PDK-LDK, Kryeziu ka thënë se vijë të kuqe ka vetëm ndaj korrupsionit, duke hedhur poshtë mundësinë që ta ketë refuzuar këtë koalicion. (lajmi.net)

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here