Kryetarja e Gjakovës nisë fushatë mujore pastrimi në Ditën e Planetit Tokë

0

Në shënim të 22 Prillit-Ditës së Planetit Tokë, me organizim të Komunës së Gjakovës sot ka nisur fushata mujore “Ta pastrojmë Gjakovën”, të cilën e ka hapur kryetarja e Komunës, Mimoza Kusari Lila. Duke apeluar që të ketë sa më shumë vullnetarë për pastrimin e ambientit, por edhe të vetëdijesimit dhe sensibilizimit të qytetarëve për mirëmbajtje të mjedisit, kryetarja Mimoza Kusari Lila është shprehur se nuk ndjehet e kënaqur me komunën e Gjakovës përsa i përket standardeve të menaxhimit të mbeturinave, e sidomos me ato mbeturina që hudhen në shtratin e lumenjëve. “Ju apeloj që kjo punë të mos jetë një muaj, apo dy muaj si fushatë e këtij aksioni, por në mënyrë permanente të kujdesemi për natyrën tonë në aspektin ambiental”, ka dhënë mesazhin e saj kryetarja e Komunës, Mimoza Kusari Lila.
Sot, aksioni ka nisur me mbjelljen e fidaneve në tri lokacione parqesh, si dhe në shkollën fillore “Kelmend Rizvanolli”, si dhe me pastrimin e këtyre ambienteve.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here