Kryetari socialist Edi Rama bënë foto me të rinjtë e Partisë Demokratike

0

Kryeministri Edi Rama ka gjetur kohë të enjtën në mbrëmje të ulet e bëjë disa “selfie” me disa të rinj të forumit rinor të Partisë Demokratike (PD).

Lajmin e ka bërë të ditur vet Edi Rama në profilin e tij në “Facebook”, ku shkruan se “Tirana do të ecë në drejtimin e duhur edhe për ta pas 21 qershorit”.

“Mbrëmë rastësisht e miqësisht me të rinj të PD: Tirana do të ecë në drejtimin e duhur edhe për ta pas 21 qershorit!”, shkruan Rama.

Kryeministri së bashku me kandidatin e PS-LSI për kryeqytetin, Erjon Veliaj mbajtën mbrëmë në sheshin “Nënë Tereza” takimin përmbyllës të fushatës elektorale, nga ku u bënë thirrje qytetarëve të Tiranës të votojnë drejtimin e duhur për një Tiranë më të mire.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here