Kryetari i Sarajevës pritet të akuzohet për vendosjen e statujës së Nënë Terezës

0

Statuja e Nënës Terezë u zbulua përballë kishës së Shën Jozefit në Sarajevë, zyrtarisht më 4 qershor. Mirëpo, kryetari i Komunës së Sarajevës, i cili e bëri edhe përurimin, pritet të akuzohet për mos respektim të procedurave ligjore, shkruan gazeta Bosnia Today.

Komisioni për monument i Këshillit të Qytetit të Sarajevës, e kishte pranuar dhe e kishte diskutuar kërkesën e kryekomunarit Ivo Komsiq, për vendosjen e statujës së Nënës Terezë në qytet, por komisioni kishte vendosur unanimisht për të mos e përkrahur iniciativën, me arsyetimin se nuk ishin përmbushur kriteret dhe elementet bazike që kërkohen për vendosjen e një monumenti.

“Ndërtimi i një monumenti të tillë nuk ka qenë i planifikuar në raportin për ngritjen e statujave të rëndësishme për qytetin e Sarajevës dhe shtetin e Bonje Hercegovinës”, ka thënë Vellija Katica, presidenti i Komisionit për Monumente.

Sipas tij, ky mos respektim i ligjit tregon se në Bosnje nuk ka sundim të tij.

“Kjo është shkelje e rregullit e ligjit dhe tregon se në Bosnje gjithçka mund të bëhet pa asnjë përgjegjësi”, ka shtuar Katica.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here