Kryetari i ri idegës së LDK-së në Malishevë e eliminon nga kryesia e ngushtë Fetah Rudin

0

Kryetari i ri i Degës së LDK-së në Malishevë, Sami Kafegjolli e ka larguar nga kryesia e ngushtë e degës, Fetah Rudin. Rudi është i njohur në opinion se ka qenë viktimë e një atentati në dhjetor të vitit 2000, prej kur ka mbetur në karrocë invalidi por pa e ndërprëerë asnjëherë aktivitetin politik në kuadër të LDK-së. Njihet poashtu për afërsinë që ka patur me themeluesin e LDK-së dhe presidentin e parë të Republikës së Kosovës, Ibrahim Rugovën. Rudi nuk e ka përjetuar mirë përjashtimin nga kjo pozitë nga kryetari i ri i degës, Sami Kafegjolli i cili e ka propozuar vet kryesinë e ngushtë të degës së LDK-së e cila është aprovuar më pas. Megjithatë Rudi ka thënë se do ta ndjekë filozofinë rugoviane që “edhe kur nuk është gjithqka ok, në demokraci duhet me e pranu”. Dhe ka thënë se do të vazhdojë të punojë në favor të LDK-së ngase siq ka folur në veten e parë “shendetin e kam mirë, energji kam hala dhe karroca më punon hala”.

 

Lexojeni më poshtë postimin e plotë të Fetah Rudit në Facebook:

 

“Te dashur miq te mi ju njoftoj se kam bere ndryshim ne profilin tim se nuk jam me nenkryetar I deges se LDK ne Malisheve. Ne mbledhjen e mbajtur dje te kryesise se LDK dega ne Malisheve qe ishte mbledhja e pare e kesaj kryesie e dalur nga kuvendi I VIII I LDK ku dolen organet e reja. Ne kete mbledhje qe Kryesoi Kryetari z. Sami Kafexholli u zgjodhen edhe dy nenkryetar dhe Sekretari. Me propozimin e Kryetarit z. Sami Kafexholli e me votim unanim te kryesise u zgjodhen ish nenkryetari z. Rrahim Morina perseri u zgjodhe nenkryetar,nenkryetar u zgjodhe dr. Bajrush Hoti,sekretar prof Labinot Gashi une mbetem antare I kryesise e qe do ti mbeshtese me te madhe kryetarin e nenkryetaret dhe sekretarin pak nuk me erdhi mire por mu kujtua nje fjale e Presidentit Rugova qe thoshte edhe kur nuk eshte gjithe qka ok ne demokraci duhet me pranu. Une do te vazhdoj te jap kontributin tim nga se shendetin e kam mire,energji kam hala dhe karroca me punon hala. Pershendes ish kryetarin z. Kastrati dhe te gjithe ish antaret e kryesise per kontributin qe kan dhene per LDK. Vazhdojm me LDK se eshte e pare”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here