Kryetari i Rahovecit, më i pasuri nga homologët në rajonin e Prizrenit

0

Kreu i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, figuron të jetë kryetari më i pasur në mesin e homologëve të tij nga komunat në jug të Kosovës, bazuar në publikimet e shpalosura në uebfaqen e Agjencisë Kundër Korrupsion.

Vehapi prin me posedim të pasurisë së paluajtshme në vlerë prej afër 320 mijë eurosh, i ndjekur nga kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, me rreth 270 mijë euro të paluajtshme, ndërkohë që më pas në renditje vijnë kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja, ai i Suharekës, Sali Asllanaj, i Mamushës, Arif Butuc, derisa në rubrikën e formularit të kryetarit të Dragashit, Salim Jenuzi, figuron deklarimi i një zyrtari tjetër të lartë publik.

Ish-ministri i Bujqësisë, tani kryetari i Rahovecit, në deklarimin e tij ka bërë të ditur se posedon një shtëpi në ndërtim e sipër me vlerë 47 mijë euro, një shtëpi të trashëguar në vlerë 30 mijë euro, pastaj tokë të trashëguar dhe të blerë në vlerë 200 mijë euro, pyje të trashëguara 20 mijë euro dhe truall të blerë 22 mijë euro. Nga pasuritë e luajtshme ka shkruar se ka një mekanizëm bujqësor që vlen 8 mijë euro dhe një veturë që vlen 5 mijë euro. Vehapi ka deklaruar sa ka 6 mijë euro para të gatshme në bankë, si dhe detyrime prej 15 mijë eurosh për blerjen e truallit.

Te të ardhurat, Vehapi ka bërë të ditur se merr pagë 13 mijë e 228 euro si kryetar komune, dhe 6 mijë e 545 euro pagë sekondare nga Universiteti i Prishtinës. Gjithashtu ka shkruar se nga shkurti i këtij viti është angazhuar për mësimdhënie për 4 muaj në Universitetin e Mitrovicës për 300 euro në muaj, shkrun Koha Ditore./RahovecPress/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here