Kryetari i Mitrovicës është goditur me grusht pasi nuk është ndalur ta takojë qytetarin

0

Zëdhënësi i komunës së Mitrovicës, Hysni Syla ka treguar për gazetën “Zëri” se si ka ndodhur sulmi mbi kryetarin e Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri. “Ka qenë diku ora rreth 15:00, kur kryetari Bahtiri ka dalë nga zyra e tij për tu nisur në drejtim të Prishtinës ku kishte një takim pune. Me të dalë, një qytetar e ka ndalë dhe i ka kërkuar takim. Kryetari Bahtiri i ka thënë që po nuk ka problem, vetëm leje numrin e telefonit në sekretari ashtu siç praktikojnë të gjithë dhe ne do të thërrasim për një takim në një ditë tjetër. Kryetari Bahtiri me të përfunduar shpjegimin e tij është nisur shkallëve teposhtë për të dalë nga Komuna, ndërsa në atë moment qytetari ka reaguar dhe e ka qëlluar nga pas me grushte”, ka qenë sqarimi i zëdhënësit të komunës. “Ne e kemi njoftuar policinë e Kosovës dhe ajo tani është duke u marrë me rastin. Fatmirësisht kryetari Bahtiri nuk ka pësuar ndonjë lëndim serioz mirëpo takimi i tij për në Prishtinë është anuluar si shkak i incidentit”, ka bërë me dije Syla.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here