Kryetari i Mamushës: I kam dërguar 50 të sëmurë për shërim, falas në Turqi, 450 studentë për studime pa para

0

Kryetari i Mamushës, Arif Bytyç është treguar humanitar jo vetëm me qytetarët e Komunës së tij, por edhe të komunave të tjera të Kosovës. Ai ka dërguar afër 50 të sëmurë të të gjitha komunave për shërim në Turqi.

“Shumica e të sëmurëve janë nga rrethi i Komunës së Prizrenit, të cilët i kam dërguar pa kompensim për shërim në spitalet e Turqisë”, tregon Bytyç.

Ai thotë se Turqia ka dërguar edhe helikopter për t’i marrë të sëmurit në Kosovë.

“Me lejoni të përmend rastin e familjes Besimi, kur për Gresën tani të ndjerë kam sjellë helikopterin nga Turqia”.

“Po ashtu edhe për Bujar Krasniqin nga Medveci dhe komandantin e UÇK-së Hysen Destani komandant “Mixha”, e kam sjellë helikopterin nga Stambolli”, thotë Bytyç për “Kosova Sot”.

“Këto i kam bërë në mirëkuptim me spitalet e njohura të Turqisë”.

“Jam shumë krenar që kam arritur t’i ndihmojë me qindra familje”.

Bytyç tregon se në Turqi ka dërguar edhe studentë.

“I dërgoj nga 50 studentë nga Kosova në Universitetin “Sakaria” të Turqisë. Tani atje janë bërë 450 studentë kosovarë që studiojnë pa asnjë kompensim”.

“ Këto më japin kurajë dhe më bëjnë krenar”, thotë kryetari i Mamushës.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here