Kryetari i Malishevës shtroi iftar për familjet e dëshmorëve

0

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, mbrëmë ka shtruar iftarin tradicional, për familjet e dëshmorëve të Komunës së Malishevës. Me këtë rast, janë  bërë edhe lutje për dëshmorët e kombit dhe nga ana e krerëve të Bashkësisë Islame në Malishevë, janë kënduar edhe pjesë të Kuranit.

“Të lutemi për dëshmorët e kombit. Duke ju falënderuar atyre djemve, që dhanë jetën për atdhe, ne sot jemi këtu dhe lirshëm darkojmë dhe bëjmë iftar, bëjmë lutje dhe bëjmë organizime tjera, falë gjakut të dëshmorëve”, tha mes tjerash kryetari i Malishevës.

Ndërsa, mulla Xhevat Kryeziu, nga Bashkësia Islame në Malishevë, duke folur në këtë iftar, tha se “dëshmorët e kombit, janë të ngritur në shkallën më të lartë të xhenetit. Pa gjakun e tyre, ne nuk do ishim këtu sot. Gjaku i tyre, i ka sjell këto të mira që ne sot i gëzojmë”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here