Kryetari i LDK-së Isa Mustafa ankohet për presion medial para Kuvendit Zgjedhor

0

Isa Mustafa,kryetar i rizgjedhur i LDK-së,uron partinë e tij për fitoren e sotme.”Kjo êshtë fitore e juaj,nuk është e imja”,thotë ndër të tjera në një postim në rrjetin social Facebook.

Ja postimi i plotë:

“Urime LDK!
Urime për fitoren tuaj. Sepse, kjo është fitore e juaj, nuk është e imja. Unë jam në shërbimin tuaj dhe do të jap çdo gjë nga vetja ime për këtë besim.
Ju kërkoj falje, që dhjetë ditë, së bashku me mua, përjetuat një presion të paparë mediale. Morët letra dhe porosi nga gazetarë e redaktorë, nga përfaqësues të shoqërisë civile, se kënd duhet ta përkrahni e ta votoni. Këto letra i morët nga ata që sot në emër të lirisë së medias, po ankohen se LDK- nuk ishte transparente. Unë po ua përcjell atyre këtë fotografi, t’ua tregoj transparencën e LDK-së.
Po i lus, që në të ardhmen të mos tentojnë të ndërhyjnë në mënyrë flagrante dhe të cenojnë dinjitetin dhe lirinë e delegatëve tanë. I juaji, Isa Mustafa”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here