Kryetari i Kuvendit të Kosovës viziton të lënduarit e protestës

0

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka qëndruar në QKUK, ku ka vizituar të lënduarit e protestës së djeshme. Sipas tij, akush nuk ka të drejtë të mbjellë frikë.

Veseli me këtë rast i ka uruar ata që të shërohen sa më shpejt. Gjithashtu, ka thënë se është fat i mirë që askush nuk e ka humbur jetën.

“Askush nga ne nuk ka të drejtë që të mbjellë frikë për një invazion, qoftë ai edhe ekonomik të Serbisë në Kosovë”, ka thënë Veseli në QKU.

Duke folur për Trepçën, ai ka thënë se kjo ndërmarrje do të zhvillohet dhe në të do të ketë punësime të reja. Gjithashtu, Veseli ka theksuar se nuk duhet të merren shumë parasysh deklaratat që vijnë nga Serbia, sepse Kosova tashmë është e pavarur.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here