Kryetari i Klinës Sokol Bashota fton qytetarët e Kosovës të ndalin trendin e migrimit ilegal në shtetet Perëndimore

0

Sokol Bashota kryetar i Klinës,ish anëtarë i shtabit të uçk-së dhe anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës përmes rrjetit social Facebook lëshon një apel drejtuar qytetarëve të Kosovës lidhur me migrimin ilegal për në shtetet e Evropës Perëndimore.Ja teksti i plotë;

TË NDËRPRITET TRENDI I MIGRIMIT ILEGAL PËR NË SHTETET E BE-së

Klinë, 2 shkurt

Këtyre ditëve jemi dëshmitar të një realiteti tepër shqetësues lidhur me migrimin e përditshëm ilegal të qytetarëve të anekënd Kosovës për në vende të ndryshme të Bashkësisë Eurpiane.

Trendet e migrimit ilegal janë shqetësuese dhe se duhet të ndërmerren hapa të menjëhershëm për të adresuar faktorët shtytës.
Jemi të vetëdijshëm nëpër cilat situata po kalon vendi ynë, mirëpo migrimi i paligjshëm dhe ilegalë i qytetarëve tanë në vendet të ndryshme të BE-së, nuk justifikon këtë largim të qytetarëve tanë, të cilët po bien pre të rrjeteve kriminale që përfitojnë nga këta qytetarë. Institucionet e Republikës së Kosovës janë të përkushtuara për ta bërë Kosovën vend të dashur për të jetuar dhe punuar, andaj edhe do të bëjnë gjithë çfarë është e mundur për t’u mundësuar qytetarëve një mirëqenie më të avancuar sociale.

Qytetarët tanë të cilët pretendojnë ta marrin këtë rrugë të pashpresë dhe shumë të dëmshme për ta dhe për imazhin e Kosovës, të cilin e dëmtojnë për së tepërmi, duhet të jenë të vetëdijshëm se kërkesat për qëndrim në ato vende ku shpresojnë, nuk realizohen, kështu janë deklaruar edhe përfaqësuesit më të lartë të politikëbërjes së këtyre vendeve të BE-së, pra kërkesat e tyre do të refuzohen dhe ata prapë do të jenë të detyruar të riatdhesohen në Kosovë.
Bashkëqytetarët dhe familjet e atyre që preken nga ky fenomen dëmtohen në mënyrë të drejtpërdrejtë, duke filluar nga shpenzimet e mëdha financiare që i shkaktohen pa ndonjë mundësi reale përfitimi e deri te rreziqet nga më të ndryshme, fatkeqësisht deri edhe me jetë që janë pjesë e rrugëtimit të tyre drejt këtyre vendeve nga pretendojnë
Andaj, me qëllimin më të mirë ju bëjmë apel gjithë qytetarëve tanë që për hir të kauzave dhe për hir të perspektivës së vendit tonë, Kosovës së lirë e të dashur, për të cilën u bënë shumë sakrifica dhe u derdh shumë gjak, të rezonojnë racionalisht dhe t’u japin një mbështetje institucioneve tona,të cilat me shumë përkushtim kanë marrë përsipër që të angazhohen për një jetë më të mirë për gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

SB

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here