Kryetari i Junikut ankohet rreth buxhetit, ministri i financave thotë se Juniku merr aq sa i takon

0

Kryetari i Junikut, Agron Kuçi ka thënë se Qeveria e Kosovës ndarjen e buxhetit për komunat për vitin 2016 e ka bërë të njëanshme, subjektive dhe aspak të drejtë.

Në një konference për media të mbajtur në selinë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Prishtinë, ai shprehu pakënaqësi, duke thënë se komuna e tij u diskriminua sidomos tek investime kapitale.

Sipas tij, buxheti prej 77 mijë euro për investime kapitale që i është ndarë atyre nga ana e Qeverisë së Kosovës për vitin e ardhshëm , do të dëmtojnë rëndë jetën e qytetarit të kësaj komune dhe pamundësojnë punën e këtij institucioni.

I pari i Junikut gjithashtu tha se në krahasim me komunat e tjera të cilat kanë më pak banorë, Junikut i janë ndarë më së paku mjete për kokë banori – vetëm 12 euro.

Ai ka kërcënuar se në rast se Qeveria nuk ndërmerr masa, ai së bashku me qytetarët e Junikut do të dalin para ndërtesës së qeverisë për të kërkuar rritjen e buxhetit për komunën e tyre.

Eshte zbatuar me perpikeri formula e grantit te pergjithshem, e cila merr parasysh numrin e popullsise, madhesine e territorit te komunes dhe disa kritere te tjera. Po ashtu, eshte aplikuar plotesisht formula per grantin e arsimit, duke e ndare buxhetin bazuar ne numrin e nxenesve. Njejte eshte vepruar edhe me grantin per shendetesi, bazuar ne numrin e popullsise dhe numrin e vizitave shendetesore.

Buxheti per komuna per 2016, eshte diskutuar disa here ne takime me kryetaret e komunave. Eshte bere vleresim shume me objektiv i te hyrave vetanake, te cilat nga viti i ardhshem do te vleresohen bazuar ne potencialin ekonomik te seciles komune.

Komuna e Junikut ka qene ne mesin e tri komunave te vetme qe jane perkrahur me buxhet shtese gjate rishikimit te buxhetit ne korrik.

Qeveria mbetet e hapur per te mbeshtetur komunat ne ofrimin e sherbimeve me te mira per qytetare ne perputhje me mundesite buxhetore. Buxheti eshte i te gjitheve, dhe secili do te perfitoje aq sa i takon.”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here