Kryetari Begaj ndeshet me mal kërkesash në Malishevë dhe Mirushë

0

MALISHEVË, 20 SHKURT – Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, edhe pa qenë periudhë fushate elektorale, ka nisë të dalë në terren dhe të takohet me banorët lokalë nëpër vendbanimet e tyre. Sot sipas një njoftimi nga Zyra për Informim Publik e kësaj komune ai ka mbajtur takime të tilla në qytetin e Malishevës dhe në fshatin Mirushë. I shoqëruar nga nënkryetari Rexhep Mazreku dhe drejtori për shëndetësi, Hajdin Berisha, Begaj i ka njoftuar qytetarët me planifikimet komunale për investime kapitale për këtë vit, si dhe me masat parandaluese, në luftimin e etheve hemorragjike krime kongo (EHKK). Por jashta këtyre temave të përcaktuara nga krerët komunal, banorët i kanë përballur ata me një mal kërkesash e nevojash. Ndërtimi i rrugës transite, kanalizimi në lagjen e Hotëve dhe lagjen e Gurit, rregullimi i shtratit të lumit (për parandalimin e përmbytjeve), rrugët dhe kanalizimi në lagjen Mirëdita, varrezat e qytetit, qentë endacak dhe ndriçimi në disa pjesë të qytetit, ishin nevojat më emergjente për banorët e qytetit të Malishevës. Ndërkaq banorët e fshatit Mirushë kanë kërkuar rregullimin e rrugës Malishevë-Kijevë dhe vendosjen e pengesave në këtë rrugë për eliminimin e rrezikut afër shkollës, rregullimin e kanalizimit në disa pjesë të fshatit, asfaltimin e rrugëve, evitimin e ndotjes së liqenit nga kanalizimi që vjen nga Carralluka dhe ndotjes së liqenit nga disa kompani që veprojnë afër liqenit, rregullimin e oborrit të shkollës dhe një fushe të sportit, si dhe largimin e mbeturinave në disa deponi ilegale. Kryetari Ragip Begaj, ka premtuar se do të angazhohet maksimalisht për realizimin e kërkesave të banorëve “pavarësisht se Komuna e Malishevës ka një buxhet shumë të kufizuar”. “E di që keni probleme dhe nevoja të shumta, pasi me kohën edhe nevojat janë të ndryshme, por angazhimi ynë nuk do të mungoj dhe ne gjithmonë do të jemi në shërbimin tuaj”, ka thënë ai

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here