Kryesuesi i Kuvendit të Malishevës thotë se ekzekutivi i kësaj komune po e pengon legjislativin

0

Problemet në punën e institucioneve të Komunës së Malishevës, shkaku që partia me më së shumti anëtarë të Kuvendit Komunal, Nisma Socialdemokrate nuk e ka shumicën e nevojshme në kuvend, i ka shpërfaqur kryetari i legjislativit malishevas, Rrahim Morina, që vie nga radhët e LDK-së. Ai ka tërhequr vërejtjen se për të ardhur deri tek mbledhja e parë e Komitetit për Politikë e Financa, komitetit kryesor të KK-së, ka patur vështirësi e pengesa nga ekzekutivi komunal, që drejtohet nga Nisma.

Ja njoftimi i plotë i kryesuesit Morina:

“Edhe përkundër vështërsive dhe barierave nga ana e ekzekutivit,sot KPF-ja mbajti mbledhjen e parë të rregullt ku u shqyrtuan të gjitha pikat e rendit të ditës dhe u rekomanduan për mbledhjen e kuvendit,e cila u caktua të mbahet me dt.30.03.2018.Në mbledhje nuk ishin prezent zyra për informim,zyrtarët të cilët janë të obliguar të marrin pjesë në mbledhje,drejtorët e ftuar.Andaj si Kryesues i Kuvendit kërkoi nga të gjitha subjektet politike në kuvend të bahkëpunojnë sepse këto veprime të nuk shkojnë në favor qytetarëve të Komunës së Malishevës.”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here