Kryesues i Kuvendit të Malishevës zgjidhet Aziz Thaçi i Nismës

0

 

 

MALISHEVË, 24 SHKURT – Kuvendi Komunal i Malishevës, sot është bërë me kryesues. Në vazhdim të mbledhjes urgjente që ishte ndërprerë dje, sot kandidati i Nismës për Kosovën, Aziz Thaçi është zgjedhur kryesues i legjislativit komunal. Ai i ka marrë 20 nga 31 votat e Kuvendit Komunal të Malishevës. Deri te sigurimi i votave ka ardhur pasi një ditë më parë Nisma për Kosovën ka bërë koalicion me LDK-në për ndarjen e pushtetit komunal. Pozita e kryesuesit të KK-së dhe sigurimi i rehatisë në pushtet Nismës i ka kushtuar me humbjen e 3 drejtorive dhe pozitën e nënkryetarit të komunës. Nisma i ka patur deri tani 11 anëtarë të Kuvendit, ndërkohë që edhe anëtari i vetëm i AKR-së ishte shprehur se do t’i votojë qëndrimet e këtij subjekti. Tashmë kësaj kuote i janë shtuar edhe 8 vota të LDK-së. Kuvendi i Komunës së Malishevës, kishte mbetur pa kryesues, pasi ish kryesuesi Enver Hoti, e ka marrë pozitën e deputetit të Kuvendit të Kosovës. Kryeuesi i ri i Kuvendit Komunal Aziz Thaçi është stomatolog me profesion. Ka qenë i angazhuar në politikë edhe më heret. Para se të kalonte te Nisma ai e ka mbajtur postin e sekretarit të degës së PDK-së së Hashim Thaçit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here