Kryesia e LDK-së ka bërë homazhe sot te varri i Presidentit Rugova dhe te Kompleksi Memorial në Prekaz

0
Sot, kryesia e LDK-së për nder të 28 Nëntorit ka bërë homazhe te varri i Presidentit Historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova dhe te Kompleksi Memorial në Prekaz në nderim të veprës sublime të Komandatit Legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij.
“Në emër të Kryesisë së LDK-së, sekretari i përgjithshëm Ismet Beqiri përkujtoi punën e palodhshme të Presidentit Historik për afirmimin e çështjes së Kosovës në diplomacinë ndërkombëtare dhe çlirimin e Kosovës. Si projektues i pavarësisë së Kosovës Presidenti Historik Dr. Ibrahim Rugova, fatkeqësisht, nuk arriti ta përjetojë shpalljen e pavarësisë në 2008. Puna, vepra dhe zëri i tij edhe sot po i mungojnë Kosovës.
Poashtu, me rastin e 28 Nëntorit, kryesia e LDK-së bëri homazhe te Kompleksi Memorial në Prekaz në nderim të veprës sublime të Komandatit Legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij.
Në vendin historik në Prekaz, kryesia e LDK-së u pritën nga kryefamiljari Rifat Jashari.
Në emër të kryesisë, z. Ismet Beqiri ka uruar Rifat Jasharit Festën e Flamurit dhe ka theksuar veprën heroike të Familjes Jashari, si dhe kontributin e jashtëzakonshëm të Komandantit Legjendar në rrugën e çlirimit të Kosovës.
Ndërsa, Rifat Jashari në emër të tij dhe të famijes, falenderoi kryesinë e LDK-së për vizitën dhe nderimin për Komandantin Legjendar, familjen dhe bashkëluftëtarët, si dhe ka përçuar mesazhe bashkimi në këtë ditë të madhe për të gjithë shqiptarët.
Akti i flijimit të Familjes Jashari për lirinë dhe pavarsinë tonë është shembull dhe frymëzim për gjeneratat e reja për ta dashur, ndërtuar dhe fuqizuar shtetin tonë”, ka njoftuar LDK – Zyra për Informim.
ImageImageImageImageImageImage

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here