Kryesia e Kuvendit sot diskuton për hapat e mëtejshëm të Gjykatës Speciale

0

Kryesia e Kuvendit të Kosovës pritet që sot të diskutojë për hapat të cilat do të ndërmerren për çështjen e themelimit të Gjykatës Speciale, pasi javën e kaluar, shkaku i mungesës së materialeve ishte shtyrë seanca, ku në rend dite ishin amendamentet për themelimin e kësaj Gjykate.

Kryesia e Kuvendit do të mblidhet në orën 11:00, ku pritet t’i trajtojë materialet për këtë gjykatë, nëse Qeveria i procedon për në Kuvend, shkruan ‘Epoka e re’.

Shefi i Grupit parlamentar i PDK-së, Adem Grabovci ka thënë se kurdo që të jetë gati materiali për Gjykatën Speciale, Kryesia e Kuvendit do ta trajtojë atë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here