Kryesia e Kuvendit e procedon për shqyrtim peticionin rreth fatit të Ukshin Hotit

0

PRISHTINE, 26 JANAR – Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot nën kryesimin e kryeparlamentarit Kadri Veseli ka vendosur që peticioni i qytetarëve të Komunës së Rahovecit për ndriçimin e fatit të Ukshin Hotit, të procedohet për shqyrtim në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione. Në të njëjtën mbledhje Drejtoria e Përgjithshme për Çështje Ligjore dhe Procedurale, është ngarkuar që në bazë Programit legjislativ të Qeverisë së Kosovës dhe planeve të punës së komisioneve parlamentare, ta hartojë Propozim-Programin e punës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për vitin 2015, deri më 5 shkurt 2015, i cili me propozim të Kryesisë së Kuvendit do t’i procedohet seancës plenare për miratim. Nisma qytetare për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-048 për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, është dërguar ndërkaq në qeveri për mendim dhe për hartimin e Deklaratës për implikime buxhetore, si dhe asaj për përafrim dhe harmonizim me legjislacionin e Bashkimit Evropian. Kryesia është njoftuar edhe me vendimin e deputetëve Etem Arifi dhe Veton Berisha për që t’i bashkohen Grupit Parlamentar të LDK-së, si dhe atë të deputetit Shaip Muja, për tërheqje nga Grupi Parlamentar i PDK-së.
Në këtë mbledhje Kryesia ka diskutuar edhe për propozimet për formimin e grupeve të miqësisë me parlamente të shteteve të tjera, dhe ka miratuar disa kërkesa për vizita jashtë vendit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here