Kryeprokurori Lumezi: Të trajtohen me prioritet lëndët e korrupsionit, sidomos ato të nivelit të lartë

0

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka mbajtur takimin e parë me kryeprokurorët e prokurorive Themelore, Prokurorisë Speciale dhe Prokurorisë së Apelit.
Kryeprokurori Lumezi, gjatë këtij takimi ka kërkuar nga udhëheqësit e prokurorive, që të ketë një bashkëpunim të mirëfilltë mes të gjithë prokurorive të Republikës së Kosovës, me qëllim të ngritjes së efikasitetit të punës së prokurorit të Shtetit, pasi që ky është qëllimi i gjithë sistemit prokurorial.
Po ashtu, Kryeprokurori Lumezi kërkoi nga të gjithë kryeprokurorët që t’i trajtojnë me prioritet lëndët që ndërlidhen me korrupsionin, sidomos ato të nivelit të lartë.
Gjatë këtij takimi, kryeprokurori prezantoi strategjinë për reduktimin e lëndëve në gjykata, për të cilën strategji kërkoi që ta implementojnë të gjitha prokuroritë.
Po në këtë takim u bë raportimi i shkurtër prej secilit kryeprokurorë duke i përmbledhur, të arriturat, sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohen prokuroritë që ata drejtojnë.
Kryeprokurori Lumezi, kërkoi nga të gjithë kryeprokurorët që gjatë punë së tyre të bëhet identifikimi i rasteve më të ndjeshme dhe të vëzhgohen për së afërmi ecuria e tyre, për gjatë gjithë kohës sa është lënda në procedurë.
Gjatë këtij takimi, udhëheqësit e prokurorive u pajtuan që caktimi i ekspertëve dhe avokatëve mbrojtës të kërkohet sa më rrallë që të jetë e mundur për shkak se pagesat e tyre po i kushtojnë shumë buxhetit të Prokurorit të Shtetit.
Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, gjithashtu kërkoi nga kryeprokurorët e të gjitha prokurorive që të angazhohen për të arritur transparencën dhe llogaridhënien.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here