Kryeprokurorët e Shqiprisë dhe Kosovës koordinohen për të luftuar krimin

0

Me ftesë të Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë, Adriatik Llalla, ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Shtetit të Kosovës, Sylë Hoxha, po qëndron sot për vizitë zyrtare në Republikën e Shqipërisë. Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Hoxha, gjatë kësaj vizitë, përveç takimit që ka zhvilluar me prokurorin e Përgjithshëm Llalla, e ka vizituar edhe Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku është pritur nga kryeprokurori Adnan Gjoli, ndërsa ka vizituar dhe Prokurorinë e Rrethit të Tiranës, ku ka takuar kryeprokurorin e kësaj prokurorie, Petrit Fusha. Gjatë takimit të zhvilluar në mes të ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit Hoxha me prokurorin e Përgjithshëm Llalla, sipas një njoftimi nga Këshilli Prokurorial të Kosovës është diskutuar për vazhdimin e bashkëpunimit në mes të prokurorive të dy vendeve, për koordinimin e përbashkët në luftë kundër krimit të organizuar, korrupsionit, terrorizmit, si dhe dukurive tjera kundërligjore. Të dy bashkëbiseduesit pasi vlerësuan bashkëpunimin e deritashëm të dy prokurorive, thanë se zhvillimi i takimeve të tilla, do të ndikojë në koordinimin sa më të mirë në luftën e përbashkët të dukurive kundërligjore. Në këtë takim është biseduar edhe për punët që janë duke i bërë prokuroritë e qyteteve ndërkufitare, por edhe institucionet tjera, në koordinimin e aktiviteteve në parandalimin dhe luftimin e krimit të organizuar, korrupsionit dhe veprave tjera kundërligjore.

shqiperi

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here