Kryeparlamentari Kadri Veseli në vizitë disaditëshe në Panama

0

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, do të zhvillojë një vizitë disa ditore në Panama. Ai sipas një njoftimi nga kuvendi, do të jetë i ftuar i nderit në seancën plenare inauguruese të Parlamentit Evropian-Amerikanolatin (EUROLAT), në datën 17 mars. Asambleja parlamentare e EUROLAT është krijuar në vitin 2006 për të forcuar lidhjet mes Evropës dhe Amerikës Latine dhe përbëhet nga 150 deputetë, 75 janë deputetë janë nga Parlamenti Evropian dhe 75 të tjerë vijnë nga deputetët e parlamenteve të ndryshme të vendeve të Amerikës Latine. Merret vesh se kryeparlamentari Veseli do të vizitojë gjithashtu edhe Parlamentin Amerikanolatin (Parlatino), ku do të pritet në takim nga kryetari i tij Elias Castillo. Parlatino me seli në qytetin e Panamasë, përbëhet nga 23 parlamente anëtare, ku secili dërgon nga 12 deputetë si përfaqësues në Asamblenë Parlamentare të këtij institucioni. Gjatë vizitës së tij është parashikuar një agjendë e ngjeshur me takime private me deputetë të vendeve të ndryshme të kontinentit amerikan dhe të Bashkimit Evropian, duke synuar në mënyrë të veçantë parlamentarët e vendeve që ende nuk e kanë njohur Kosovën. Po ashtu Veseli pritet që gjatë qëndrimit të tij në Panama të zhvillojë edhe takime me autoritete lokale.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here