Kryeministri u qon letër minatorëve,ata do të marrin vendimin nesër!

0

Minatorët e ngujuar në zgafellat e minierës në Stantërg tashmë e kanë pranuar letrën e kryeministrit Isa Mustafa.

Korrespodenti i KosovaPress-it bën të ditur se grevistët janë duke e analizuar letrën e kryeministrit Mustafa dhe nesër prej orës 9 deri në orën 12 do të dalin me një qëndrim.

Ndryshe Isa Mustafa i është drejtuar me një letër minatorëve të Trepçës, të cilët i ka siguruar se Qeveria e Kosovës, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme dhe të mundshme ligjore, që statusi i Trepçës të zgjidhet një herë e përgjithmonë në interes të minatorëve dhe të qytetarëve të Kosovës.

“Në letër, kryeministri Mustafa, ka sqaruar hapat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës të cilat kanë evituar falimentimin e Trepçës dhe kanë siguruar perspektivë zhvillimore për të”, thuhet në njoftimin e kryeministrisë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here